Një korrespondente australiane është goditur nga një plumb gome ndërsa ishte duke raportuar nga Los Angeles, për televizionin Channel Nine.
Gazetarja Lauren Tomasi, shihet duke u “kërcen pupthi” nga dhimbja pas incidentit të së dielës, por gjithsesi i thotë një kameramani se ndjehet mirë.
Ky incident ka ndodhur gjatë ditëve të protesta në Los Angeles, të cilat vazhduan për të tretën ditë me radhë. Protestuesit ishin të pakënaqur me bastisjet e imigracionit, duke përfshirë incidente të dhunshme si djegia e automjeteve dhe raportime për plaçkitje.