Hezbollah në Liban ka dënuar ashpër sulmet ajrore të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane, duke i cilësuar ato si një “agresion barbar dhe tradhtar amerikan kundër objekteve paqësore bërthamore”.
Në një deklaratë për mediat, grupi i armatosur i mbështetur nga Irani tha se sulmi “përfaqëson një përshkallëzim të pamatur dhe të rrezikshëm që kërcënon ta zgjerojë rrethin e luftës” në rajon.
Hezbollah shprehu gjithashtu “solidaritet të plotë” me Iranin dhe “udhëheqësinë e tij”.
Që prej fillimit të ofensivës izraelite kundër Hezbollah-ut më 8 tetor 2023, grupi shiit ka pësuar dobësime të konsiderueshme në kapacitetet e tij ushtarake dhe operative.