Dashi

Do jeni më të hapur se kurrë gjate kësaj dite dhe do provoni eksperienca të reja me atë që keni ne krah. Do jeni gjithë kohës të entuziazmuar dhe të gëzuar. Beqarët do realizojnë një takim shumë të bukur në një vend që ata e pëlqejnë tej mase. Ditë e favorshme edhe për financat. Do kryeni të gjitha shpenzimet që dëshironi dhe nuk do keni aspak tronditje.

Demi

Here pas here do keni debate me partnerin tuaj, por fale maturisë qe do tregoni do i kaloni ato sa hap e mbyll sytë. Jupiteri do jete planeti qe do i shtyjë beqaret t’i pranojnë ftesat qe do iu bëhen dhe të nisin një etape të re. Financat nga ana tjetër nuk do jene aspak të qëndrueshme. Shmangni me patjetër te gjitha shpenzimet te paktën për pak kohe.

Binjaket

Jeta në çift do jetë goxha e turbullt gjatë kësaj dite. Nuk do bini dakord për shume gjera me partnerin dhe do ngulni këmbë qe te dale e juaja. Po vazhduat në këtë rrugë nuk keni për te shkuar askund. Nëse jeni beqare, ka mundësi të njiheni me disa persona te rinj. Situata financiare do jete e vështirë. Do iu duhet patjetër edhe mbështetja e familjareve për t’ia dale.

Gaforrja

Dita e sotme do jetë mjaft e qëndrueshme dhe herë pas here mund të keni edhe disa surpriza të këndshme. Shfrytëzojeni deri ne maksimum. Beqaret nuk duhet t’iu besojnë të gjithë personave që do mundohen t’i joshin sepse do vuajnë më vonë. Në planin financiar reflektoni mire para se të kryeni çdo shpenzim nëse nuk doni të mbeteni pa para.

Luani

Do ja shprehni në një mënyrë tjetër ndjenjat partnerit tuaj sot dhe do e bëni atë te ndihen mjaft mire. Ne mbrëmje do ketë edhe çaste romantike e pasionante. Beqarët do kenë një ditë normale dhe ende nuk do e gjejnë princin e kaltër. Në planin financiar nuk duhet të dekurajoheni edhe po nuk arritët ta stabilizoni situatën. Mundohuni vetëm te ulni sa te mundni shpenzimet.

Virgjëresha

Do jetë e vështirë të ruani një ambient të qetë në jetën tuaj në cit. Partneri do jete mu humor të keq dhe do kërkojë gjithë kohës të dalë e tija. As për beqaret nuk rekomandohet te hidhen hapa. Qëndroni te paktën edhe sot vetëm, te nesërmes nuk i dihet. Financat do kenë vështirësi nëse kërkoni gjithmonë te dukeni duke shpenzuar shifra te mëdha.

Peshorja

Dite e mrekullueshme për te dashuruarit. Do iu ndodhin aq shume gjera te jashtëzakonshme saqë as vete nuk besohet se jeni ne realitet. Beqaret do kenë njohje te reja, por nga dëshira e madhe për te filluar shpejt një lidhje mund te bëjnë gabime. Kujdes! Ne planin financiar duhet vendosur sa me pare rregull.

Akrepi

Jeta ne çift do jete mjaft e qëndrueshme dhe aspak konfliktuale. Secili do respektoje tjetrin dhe nuk do mundohet te dominoje. Beqareve mund t’iu konkretizohen ëndrrat dhe te hedhin hapat e para drejt një lidhjeje. Për te rritur financat nuk duhet te bëni sakrifica marramendëse sepse mund t’i humbi edhe ato para qe keni.

Shigjetari

Jeta ne çift do jete prioritet për ju. Do lini gjithçka tjetër pas dore vetëm qe ajo te ece ashtu si duhet. Deri ne orët e mbrëmjes do i keni zgjidhur te gjitha situatat delikate. Beqaret nuk do e gjejnë princin e kaltër, por kjo nuk do i fute ne pesimizëm. Buxheti do jete i mire, megjithatë duhet te mos shpenzoni shuma te mëdha te paktën derisa situata te përmirësohet me tepër.

Bricjapi

Marrëdhënia me partnerin do filloje dalëngadalë te përmirësohet. Me ne fund do e kaloni periudhën e vështirë gjate se cilës keni vuajtur pa mase. Beqaret do pëlqejnë shume një person i cili ne pamje te pare nuk do jete ne lartësinë e tyre. Financat do jene me te mira se kurrë me pare. Do ndiheni te qete ne këtë sektor dhe mund te realizoni edhe ndonjë investim.

Ujori

Marrëdhënia me partnerin do ftohet gjate kësaj dite. Nuk do bini dakord për asgjë me te dhe situata do iu dale tërësisht jashtë kontrollit. As beqaret nuk do jene ne humor për te kërkuar princin e tyre te kaltër. Disa mund te mbyllen ne vetvete. Ekuilibri financiar do ketë tronditje te vogla. Po shmanget investimet e tepruara edhe mund t’ia dilni mbanë.

Peshqit

Dite harmonike kjo e sotmja për te gjithë te dashuruarit. Edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje dhe debate do mundohen t’i zgjidhin me qetësi. Beqaret do kenë një dite normale dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Nuk ka ardhur ende koha qe ata te ndryshojnë status. Financat do jene goxha te dobëta prandaj mire do jete te shmangni investimet.