Të paktën nëntë persona janë vrarë dhe katër shtëpi janë shkatërruar gjatë një sulmi në qytetin Astaneh-ye Ashrafiyeh, në veri të Iranit, sipas autoriteteve vendore.

Zyra e guvernatorit të provincës Gilan e ka cilësuar sulmin si një “akt terrorist”, ndërsa raportet në mediat iraniane pretendojnë se pas sulmit qëndron Izraeli.
Zëvendës-guvernatori i Gilanit bëri të ditur se 16 nga viktimat dhe të plagosurit janë gra dhe fëmijë.

Disa media kanë raportuar se ndër viktimat ndodhet edhe Mohammad Reza Seddiqi, një shkencëtar bërthamor. Ushtria izraelite ka përmendur gjithashtu vrasjen e një shkencëtari të lartë bërthamor gjatë natës.