Astronautë nga India, Polonia dhe Hungaria mbërritën në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor të enjten, të transportuar nga SpaceX me një fluturim privat.
Kjo shënon herën e pare per indine qe dërgon nje astronaut ne stacionin ndërkombëtar hapesinore, teksa Polonia dhe Hungaria rikthehen pas me shume se 4 dekadash.

Ekuipazhi prej katër personash do të kalojë dy javë në laboratorin orbital, duke kryer dhjetëra eksperimente dhe astronautja më me përvojë e Amerikës, Peggy Ëhitson, është komandantja e tyre. Ajo punon për Axiom Space, kompania e Hjustonit që organizoi udhëtimim.

Përveç Ëhitson, ekuipazhi përfshin Shubhanshu Shukla të Indisë, një pilot në Forcat Ajrore Indiane; Tibor Kapu të Hungarisë, një inxhinier mekanik; dhe Slaëosz Uznanski-Ëisnieëski (Slavoz Uznasku Visnievski) të Polonisë, një ekspert rrezatimi dhe një nga astronautët e projektit të Agjencisë Hapësinore Evropiane.

Për më shumë se 4 dekada, askush nga Polonia dhe Hungaria nuk e kishte vizituar Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor. Koha kur dikush nga vendet e sipërpërmendura doli në orbitë ishte në fund të viteve 1970 dhe 1980, duke udhëtuar me sovjetikët.

Ky është fluturimi i katërt i sponsorizuar nga Axiom drejt stacionit hapësinor që nga viti 2022. Axiom është një nga disa kompanitë që po zhvillojnë stacionet e tyre hapësinore që do të fillojnë punën në vitet e ardhshme. NASA planifikon të braktisë Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor në vitin 2030 pas më shumë se tre dekadash funksionimi dhe po inkurajon sipërmarrjet private ta zëvendësojnë atë.