Nga datat 5-7 qershor, në Tiranë po zhvillohet Festivali i Arkitekturës “Bukë e zemër” që bën bashkë arkitektë nga e gjitha bota, 150 prej të cilëve janë të angazhuar me projekte në Shqipëri. Paraditen e sotme i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili arkitekturën e cilëson si një mundësi për të transformuar prespektivën dhe vizionin e një vendi.
Por Rama nuk ka munduar as pasdite, teksa ka nisur pjesa e dytë e punimeve të këtij festivale, me diskutime të reja. Një prej arkitektëve, japonezi Toyo Ito, nuk mundi që të ishte fizikisht pjesë e këtij festivale në kryeqytet, por ai u bashkua përmes një videomesazhi, ndërsa foli edhe për dy projektet e tij në vendin tonë.
Pas mesazhit të Ito, Rama mori fjalën duke treguar dhe bisedën që ka pasur me arkitektin. Rama tregoi se arkitetki i kishte thënë se instinkti ishte punë e klientit, dhe se ishte për të përshtatur kërkesën e klientit. Më tej, kryeministri rrëfeu dhe batutat mes tyre.
Pjesë nga diskutimet në aktivitet:
Arkitekti japonez: Festivali më ka ftuar, për fat të keq nuk do të jem në gjendje të marr pjesë për shkak të gjendjes së këmbëve të mia, por jam i përfshirë në dy projekte. Në masterplan rezidencial. Të dyja janë projekte entuziazmuese. Rama më kokrroi të shprehja mendimet e mia në mënyra sa më të plotë, që më dha shumë kurajo dhe do doja të bëja maksimumin. Një miku im më tha dikur ‘civilizimi është ndarja nga toka, ndërsa kultura është hyrja në tokë’ kultura i ka rrënjët në Tokë, unë i besoj fort kësaj. Mendoj se projekti shqiptar është mjaft tërheqës dhe në kontakt me tokën. Arkitektura moderniste ka pritje të shkëputet nga toka më shumë, dhe Tokio nuk bën përjashtim, por kam shumë shpresa për Shqipërinë në këtë drejtim. Ky festival do të krijojë rezultate të shkëlqyera.
Rama: Nuk mund të rrija dot pa ndarë diçka me ju për mjeshtrin që sapo dëgjuam dhe t’u them pse thotë që më la të shprehja mendimet e mia. Patëm një bisedë përmes zoom ku po prezantohej projekti. Masterplani ishte sa ky rreth dhe pastaj një nivel të dytë ndërtesash të mbuluara nga retë, ishte e qartë që seç kishte diçka që nuk shkonte. Niveli i dytë nuk mu duk fort i natyrës së Toyo Itos. Instinkti më tha se ishte punë e klientit, dhe më tha që ishte për të përshtatur kërkesën e klientit. I thash po nëse heqim ndërtesat me re dhe lëmë vetë shtresën e parë? Dhe lëmë atë që ishte në shtresën e parë. Pas heshtjes erdhi pyetja…
‘A është e mundur për ju? I thash varet nga ty. Kështu që vendimi u mor, në një formë japoneze si me prerje thike, dhe masterplani është i mrekullueshëm është plotësisht Toyo Ito. Është plotësisht Tojo Ito. Shqipëria nuk mori njollën e turpit për të ndërhyrë në mënyrën e të menduarit të Toyo Ito dhe ndaj ai tha ‘faleminderit që më la të shprehem plotësisht’. Adës ju desh të menaxhonte traumën e klientit me sukses.