Nuk ka negociata për programin bërthamor të Iranit për aq kohë aq kohë sa Izraeli vijon sulmet ndaj nesh. Kjo ishte deklarata që dha ministri I jashtëm Iranian Abbas Araghchi për mediat vendase përpara se Teherani të ulet këtë të mërkurë në tryezën e negociatave me Bashkimin Europian dhe Mbretërinë e Bashkuar.

“Në situatën aktuale, ndërsa sulmet e regjimit sionist vazhdojnë, ne nuk kërkojmë negiciata me askënd. Falë Zotit, rezistenca e guximshme e treguar nga forcat tona të armatosura po zbulon gradualisht gënjeshtrën e supozimeve të armikut se me një seri sulmesh rrufe, ata mund të detyrojnë kombin Iranian të dorëzohet.”

Ministri I Jashtëm Iranian do të takohet këtë të premte në selinë e Bashkimit Europian në Gjenevë të Zvicrës me Ministrin e Jashtëm Britanik, Ministrin e Jashtëm të Francës dhe ministrin e Jashtëm Gjerman. Takimi vjen pasi Presidenti Amerikan Donald Trump deklaroi mbrëmjen e të enjtes se brenda dy javëve do të vendos nëse Shtetet e Bashkuara do ti bashkohen Izraelit në sulmet kundër Iranit.

Ministri I Jashtëm Britanik David Lamy mbërrit në Gjenevë për bisedime me Iranin këtë të premte pasi mbrëm ishte në Washington ku u takua me Sekretarin Amerikan të Shtetit Marco Rubio dhe të dërguarin e Trump për Lindjen e Mesme Steve Witkoff.

Bisedimet e kesaj te premteje BE – Iran synojnë t’i japin fund shqetësimeve ndërkombëtare mbi programin bërthamor të Teheranit , duke kërkuar një garanci të qartë se ai do të përdoret vetëm për qëllime civile.

Frika per pershkallezim vijon te rritet ne Lindjen e Mesme. Ministri Izraelit I Mbrojtjes Israel Katz paralajmëroi kete te premte grupin libanez Hezbollah të qëndronte larg veprimeve terroriste, pasi ky grup deklaroi se do të mbështeste Terenain.
Katz shkroi në rrjetin social X se Hezbollah duhet të tregohet I kujdesshëm me komentet që bën duke paralajmëruar se Ushtria Izraelite do ta fshijë nga faqja e dheut.