Ish-ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman, ka bërë një parashikim shumë të zymtë sa i takon konfliktit mes Izraelit dhe Iranit, teksa ka thënë se në vitet në vijim, një luftë edhe më e ashpër duhet pritur.
Duke komentuar zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, Lieberman thekson se pavarësisht sukseseve ushtarake dhe të Inteligjencës së Izraelit, fundi është i hidhur.

“Në vend të dorëzimit pa kushte, ne po hyjmë në bisedime të vështira me një regjim që nuk do të ndalojë së pasuruari uraniumin, të ndërtojë raketa ose të financojë terrorin”, përmend ai në një reflektim rreth kushteve të padeklaruara të armëpushimit.

Teksa, shton: “Që nga fillimi, paralajmërova: nuk ka asgjë më të rrezikshme se një luan i plagosur”.

“Një armëpushim pa një marrëveshje të qartë do të sjellë vetëm një luftë tjetër pas 2-3 vitesh – në kushte më të këqija”, përmbledh Lieberman.