Ministri i mbrojtjes i Izraelit thotë se “banorët e Teheranit do ta paguajnë çmimin, dhe së shpejti” pas një nate tjetër sulmesh nga Irani.
Të paktën pesë persona janë vrarë në Izrael gjatë natës, sipas shërbimeve të emergjencës së vendit. Duke postuar në X, Israel Katz e etiketoi udhëheqësin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, një “vrasës frikacak që qëllon me armë në frontin e brendshëm civil në Izrael”.