Pas luftës 12 ditore me Iranin dhe arritjes së një armëpushimi mes palëve, qytetarët Izraelit iu rikthyen jetës normale këtë të mërkurë. Për ata të cilët kishin mbetur të bllokuar në Izrael apo nuk kishin mundur të fluturonin drejt vendit të tyre, destinacioni I parë ishte aeroporti. Ahuva Koppelman, një shtetase Izraelito Amerikane tha se ndihet e lumtur që më në fund do të mund të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasi ka më shumë se një muaj që nuk ka parë bashkëshortin dhe fëmijet e saj.

“Kam burrin dhe fëmijët në Shtetet e Bashkuara që presin që unë të kthehem në shtëpi. Kam qenë këtu për gati një muaj. Fluturimet u anuluan nga lufta dhe unë u përpoqa në cdo mënyrë të fluturoja drejt shtëpisë time në SHBA por nuk munda. Fatmirësisht fluturimet u rikthyen dhe unë vrapova për në aeroport.”

Në izrael këtë të mërkurë u vendos shiriti jeshil I sigurisë që nënkupton hapjen e shkollave, dyqaneve dhe çdo aktiviteti tjetër duke mos pasur më kështu kufizime sigurie. Disa prej qytetarëve vrapuan drejt plazhit në këto ditë të nxehta vere.
Te tjeret te cilet vijuan jetën e tyre me aktivtetet në qytet thane se ndihen të lumtur që tashmë mund të flenë gjumë pa pasur frikë nga sulmet raketore përgjatë natës.

“Ishte e mrekullueshme qe me ne fund mund te flinim. Ne 16 ditet e fundit kemi fjetur vetem 2 nete. Gjumi I mire eshte tejet I rendesishem.” Izraeli dhe Irani rane dakord te henen per nje armepushim dhe ndalim te luftimeve, armepushim ky I negociuar nga Presidenti Amerikan Donald Trump.