Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, e ka paralajmëruar udhëheqësin suprem të Iranit se mund të ndajë të njëjtin fat me ish-diktatorin irakian, Saddam Hussein.
Katz tha se Khamenei duhet të “kujtojë se çfarë i ndodhi diktatorit në vendin fqinj të Iranit, i cili ndoqi këtë rrugë kundër Izraelit”, shkruan Sky News.
Husseini u kap nga forcat amerikane ndërsa fshihej në një gropë nën një shtëpi ferme pranë qytetit të tij të lindjes, Tikrit në Irak, në vitin 2003. Ai u ekzekutua me varje pasi u dënua për krime kundër njerëzimit nga Gjykata e Lartë e Irakut.