Mbrëmë në Tiranë u mbajt ”Miss Shqipëria 2025”, ku përpos kurorës për më të bukurën shqiptare, u dhanë edhe çmime për përfaqësime të Shqipërisë në garë të bukurisë nëpër botë.
Bukuroshja Kleja Sulejmani u kurorëzua si ”Miss Earth 2025”, dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë kompeticion, ku për herë të parë në vitin 2023 u fitua nga Shqipëria, përfaqësua nga Drita Ziri. Gjithashtu fitoi edhe “Çmimin e publikut”, e cila u zgjodh përmes votimit online nga publiku duke marrë 22.6 % të votave.
Në një mbrëmje të paharrueshme të mbajtur në Amfiteatrin e Tiranës, spektakli përcolli bukurinë e 25 vajzave nga të gjitha trevat shqiptare. “Miss Shqipëria 2025” dhuroi emocione të veçanta këtë vit.