Nuk ka pushim për kombëtaren e Shqipërisë. Pas ndeshjes me Serbinë, kuqezinjtë zbritën në fushën stërvitore paraditen e së dielës, për seancën e parë përgatitore për ndeshjen e radhës kundër Letonisë në kualifikueset e Botërorit. Lojtarët që luajtën kundër Serbisë kishin një prokram të lehtë stërvitor, ndërsa ata që qëndruan në pankinë morën ngarkesën e plotë.

Pasditen e së dielës, kombëtarja shqiptare nmisi udhëtimin drejt kryeqytetiti letonez, Riga, ku të martën do të luajë sfidën e katërt eliminatore dhe tashmë të rëndësishme për fatin e grupit. Në këtë ndeshje do të mungojë kapiteni Berat Gjimshiti, që plotësoi numrin e kartonëve të verdhë, pas atij të marrë në përballjen me Serbinë…