Ministrat e Jashtëm e Bashkimit Europian do të diskutojnë këtë të hënë në Bruksel për situatën në Lindjen e Mesme.
Ky takim është marrë pas përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme.
Shqetësimi ndërkombëtar është rritur pasi SHBA goditur objektet bërthamore në Iran, në mbështetje të sulmeve të fundit të Izraelit, ndaj objektivave iraniane.

Një nga çështjet kryesore që do të jetë në fokus të ministrave të Jashtëm të BE, do të jetë gjetja e një zgjidhjeje për konfliktin, për të ulur tensionet e krizës me diplomaci.
Shefja e politikës së jashtme evropiane, Kaja Kallas u bëri thirrje të gjitha palëve të dielën të bëjnë një hap prapa dhe të kthehen në tryezën e negociatave dhe të parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm”.