Presidenti rus Vladimir Putin tha se nuk donte të diskutonte mundësinë e vrasjes së udhëheqësit suprem të Iranit nga Izraeli me ndihmën e SHBA-së, raporton Reuters.
Presidenti tha të enjten: As nuk dua ta diskutoj këtë mundësi. Nuk dua.
Putin tha se të gjitha palët duhet të kërkojnë mënyra për t’i dhënë fund armiqësive në një mënyrë që siguron si të drejtën e Iranit për energji bërthamore paqësore, ashtu edhe të drejtën e Izraelit për sigurinë e pakushtëzuar të shtetit hebre.
Komentet vijnë pasi Putini e paraqiti veten si një ndërmjetës të mundshëm për bisedimet midis Izraelit dhe Iranit, pasi “shprehu shqetësim të thellë” për përshkallëzimin e vazhdueshëm të konfliktit.