Liderët e grupit E3, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Franca i kanë bërë thirrje Iranit të mos ndërmarrë veprime që mund të destabilizojnë më tej Lindjen e Mesme, si reagim ndaj sulmeve të SHBA-së.

Sipas një deklarate të përbashkët, kryeministri britanik Sir Keir Starmer, kancelari gjerman Friedrich Merz dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë diskutuar zhvillimet e fundit në rajon gjatë ditës së sotme.

“U bëjmë thirrje autoriteteve iraniane të përfshihen në negociata që synojnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për shqetësimet që lidhen me programin bërthamor të Iranit,” thuhet në deklaratë.

“Ne jemi të gatshëm të kontribuojmë në këtë qëllim në bashkërendim me të gjitha palët. I kërkojmë Iranit të shmangë çdo hap të mëtejshëm që mund të destabilizojë rajonin,” përfundon reagimi i përbashkët.