Një garë e dominuar nga McLaren në Spanjë. Oscar Piastri fitoi Çmimin e Madh të Barcelonës, ndërsa Lando Norris përfundoi i dyti. Podiumin e plotëson monegasku i Ferrarit, Charles Leclerc.

Për t’u harruar kjo garë për kampionin e botës në fuqi, Max Verstappen.
Holandezi shkaktoi një aksident ndaj britanikut të Mercedes, George Russell duke u penalizuar me 10 sekonda. Vetëm 1 pikë për pilotin e Red Bull, i cili e mbylli garën në vendin e 10-të.