Igli Tare nuk ndalet. Pas sigurimit të stolit ku afroi Maks Alegrin, drejtorit sportiv i Milanit ka nisur nga puna me organikën e skuadrës. Largimi i Tijjani Reijnders nuk është i lehtë për tu “kapërdirë” nga tifozët e Milanit, të cilët mund të “ngushëllohen” me afrimin e disa lojtarëve, të cilët janë në një moshë të madhe.
Firma me Luka Modriç është shumë pranë, por mesfushori kroat duket se nuk do të jetë përforcimi i vetëm në këtë repart. Sipas medieve gjermane Igli Tare ka marrë informacione rreth Granit Xhakës. Edhe pse shqiptari ka një kontratë me ekipin e Leverkusenit deri në 2028-ën mendohet se nuk do të ishte kundër largimit nga Gjermania.
Leverkuseni po privohet prej shumë lojtarëve kryesorë dhe ky fakt nuk ka pëlqyer aspak Xhakës, i cili mund të largohet në verë. Milani ka një “As” nën mëngë në këtë tratativë, e cila është ende në fazat e para. Siç dihet Leverkusen është shumë e interesuar për shërbimet e Malick Thiaë. 23-vjeçari konsiderohet si pasuesi ideal i Tah në “BayArena” dhe ky fakt do të jetë një shans i artë për Taren.