Merkato e re, por protagonistë të vjetër. FIFA mbylli zyrtarisht dritaren e ndërmjetme të tregut të transferimeve për 32 skuadrat që do të marrin pjesë në Botërorin e Klubeve që do të nisë më 14 qershor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Manchester City ishte klubi që shpenzoi më shumë, për të vendosur në dispozicion të Pep Guardiola një skuadër sa më të fortë për të synuar trofeun e rëndësishëm pas një sezoni zhgënjyes. Në vetëm 10 ditët e këtij sesioni risi në merkaton e futbollit, “Cityzens” kanë nxjerrë nga arka më shumë se 150 milion euro për katër blerje.

Në krye të listës qëndron Tijani Reinders. Për kartonin e mesfushorit holandez, City pagoi te Milan 55 milion euro, ndërsa bashkë me bonuset, kjo shifër shkon deri në 75 milion euro. Pjesa tjetër e shpenzimeve u nda mes Rayan Cherki, që u ble nga Lyon për 35 milion euro, Ait-Nouri nga Volves për 36 milion euro dhe Betineli nga Chelsea.
Në vendin e dytë qëndron Real Madrid.

Blerja më e shtrenjtë e “los blancos” në këtë sesion ishte ajo e Dan Hujsen. Mbrojtësi I kombëtares spanjolle u transferua nga Bournemouth për 60 milion euro. Po ashtu, me parametra zero, me skuadrën e Xabi Alonso është bashkuar edhe Trent Alexander Arnold. Nuk mund të mungonte Chelsea, si gjithmonë dorëlëshuar në merkato.

Blutë e Londrës shpënzuan 75 milion euro për tre lojtarë, 30 milionë për Delap nga Ipsëich, Esugo nga Sporting për 25 milion dhe Sarr nga Strasburg për 20 milion euro.

Më dorështrënguar klubet e tjerë.
Inter investoi 37 milion euro për dy lojtarë. Luis Enrique u transferua nga Olimpik Marsejë për 23 milion dhe Suçiç nga Dinamo Zagreb për 14 milion euro.

Ndërkohë, klube si Bayern u mjaftuan me lojtarë me parametra zero si Xhonatan Tah nga Leverkusen dhe Tom Bichof nga Hoffenheim.