Shtetet e Bashkuara dhe Irani do të takohen javën e ardhshme për bisedime. Kështu tha presidenti amerikan Donald Trump në një konferencë në fund të samitit të NATO-s në Hagë.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk përjashtoi një marrëveshje, por shtoi se nuk i intereson edhe nëse diçka e tillë nuk arrihet, pasi programi bërthamor i Iranit u shkatërrua.
“Ne do të flasim javën tjetër me Iranin. Mund të nënshkruajmë një marrëveshje. Për mua, nuk mendoj se është aq e nevojshme. Nuk më intereson nëse kam një marrëveshje apo jo. E vetmja gjë që do të kërkoja është ajo që kërkuam më pare. Ne nuk duam armë bërthamore, të cilat I shkatërruam”
Sipas Trump, raporti i inteligjencës amerikane, ku thuhej se programi bërthamor I Iranit nuk ishte shkatërruar, nuk kishte përfunduar ende.
Presidenti amerikan shprehu bindjen se lufta mes Izraelit dhe Iranit ka përfunduar dhe tha se nuk mendon se dy vendet do I kunderpergjigjen njeri-tjetrit.
Trump madje e cilësoi konfliktin mes dy vendeve të Lindjes së Mesme si “lufta 12 ditore”
“Ne mendojmë se ka mbaruar. Nuk mendoj se do t’i kundërpërgjigjen njëri-tjetrit. Ne e quajmë lufta 12-ditore. Fola me disa njerëz dhe mendoj se ky tingëllonte si emri i duhur”
Megjithatë teksa I përgjigjej pyetjeve të gazetarëve, Trump nuk e përjashtoi mundësinë që në të ardhmen, ky konflikt të fillojë sërish.
Kreu I Shtëpisë së Bardhë tha se Irani do të ketë nevojë për para nga nafta për të rikthyer vendin në formë dhe shtoi se nuk e ka problem që Kina të blejë naftë nga vendi i Lindjes së Mesme.