Ka nisur sot rinumërimi i votave për partitë dhe kandidatët në qarkun e Tiranës.
Nuk ka rinumërim për Vorën dhe njësinë 10, ku u aplikua votimi elektronik. I vetmi mandat që mund të vihet në diskutim gjatë rinumërimit në Tiranë, është deputeti i dytë i partisë “Mundësia”, i cili nëse e humbet i kalon PD, që bëhet me 14 deputetë.
“Zyrtarisht ka nisur rinumërimi i votave për Tiranën. Do të numërohen të gjitha bashkitë, përveç Vorës, njësisë 10. Por edhe votat e diasporës për Tiranën. Shumica e vëzhguesve këtu, janë të PD dhe partisë Mundësia. Ka nisur rinumërimi për subjektet politike, më pas do të ketë rinumërim për kandidatët”, raportoi ndër të tjera, gazetari i ABC News, Andon Kello.