Tiranë, 2 Qershor- Një ditë përpara provimit të parë të Maturës Shtetërore, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu ka publikuar në faqen e saj rregullat që duhet të ketë në konsideratë çdo maturantë para dhe gjatë zhvillimit të testimeve të Maturës Shtetërore.
“Nesër nis Matura Shtetërore 2025, me provimin e Gjuhës së Huaj.
Disa rregulla për t’u patur parasysh nga çdo maturant
Suksese të gjithëve!”, shkruan Ministrja Manastirliu.
Rregullat Matura Shtetërore 2025:
Ora 8:30 – Paraqituni në ambientet e shkollës
• Provimi nis në 10:00 dhe përfundon në 12:30.
Çfarë duhet të keni me vete:
• Mjet identifikimi (kartë ID ose pasaportë).
• 2 stilolapsa, vizore e vogël, makinë llogaritëse e thjeshtë.
Veshje e rregullt
• Uniforma e shkollës.
• Në mungesë të uniformës, bluzë + xhinse
Shishe me ujë.
• Ushqehuni mirë në mëngjes në shtëpi
Ndalohen rreptësisht:
Telefonat
Ora smart
Rregulla gjatë provimit:
• Përdorni stilolaps me një ngjyrë dhe kurrë më shumë se një ngjyrë në plotësimin e testit
• Firmosni kur merrni dhe dorëzoni testin.
• Kontrolloni testin për pasaktësi ose paqartësi në lexim.
• Nuk lejohet largimi para 12:30.
• Sjellje korrekte dhe vëmendje gjatë testit.