Në Firence është në horizont një revolucion në mesfushë, edhe pse problemi kryesor për t’u zgjidhur është zgjedhja e trajnerit, ku pretendenti kryesor mbetet Stefano Pioli si zëvendësues i Palladinos.

Fiorentina duhet të rishikojë repartin që ka parë largimin e Yacine Adli dhe Michael Folorunsho (të dy nuk janë blerë përfundimisht), ndërsa edhe Danilo Cataldi mund të rikthehet te Lazio.

Klubi vjollcë është në kërkim të një regjisori të ri për mesfushën dhe ndër emrat kryesorë ka dalë ai i Kristjan Asllanit, mesfushor që nuk duket të jetë në planet e Interit të ri të Chivu.