Trajneri i tij parashikon që ai mund të vlejë 25 milionë euro. Mirlind Daku duhet thjesht që të punojë për të rregulluar shënjestrën, dhe pastaj do të kthehej në një nga sulmuesit më të vlefshëm të Europës.

Tekniku i Rubinit, Rahimov, padyshim që është I lumtur që transferimi I parashikuar I yllit kuqezi tek Zeniti nuk ndodhi, dhe që futbollisti do të bashkohet me ekipin në 20 korrik në nisje të fazës përgatitore.
Ndërkaq, nga Shën Peterburgu, flet presidenti I këshillit të drejtorëve të Zenitit, Aleksandr Medvedev, vjen sqarimi opak se dështimi për të marrë Dakun nuk ndodhi vetëm për shkak të mosmarrëveshjeve financiare.

“Pati edhe çështje të tjera, jo vetëm të aspektit financiar”, citohet të ketë thënë Medvedev. Më herët, një media ruse shkroi edhe për probleme politike, pra sesi do të pritej ardhja e tij nga tifozët.

Ndërkaq, klubi nga Tatarstani besohet se do të nisë bisedimet për rinovimin e kontratës së shqiptarit, akord që përfundon verën e ardhshme.

Aktualisht, ai fiton vetëm 700 000 euro në muaj, ndërsa tek Zeniti kërkoi të paktën 3 milionë. Të shohim se çfarë do të ndodhë, ndërsa kohë për transferim ka plot, dhe dëshira e lojtarit është që të luajë në Europën Perëndimore.

Trajneri Rahimov ndërkaq komentoi se është e vështirë të gjesh sot një sulmues si Daku, me shtatlartësi 1.92 metra, që vrapon aq shpejt dhe e kontrollon aq mirë topin. Problemi I vetëm mbetet humbja e rasteve.