Kandidati për president të Kolumbisë, Miguel Uribe Turbay, i cili u qëllua me tre plumba gjatë një aktiviteti, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ministri i Mbrojtjes, Pedro Sanchez e dënoi ashpër sulmin derisa ofroi shpërblim 730 mijë dollarë për atë që ofron informacione se kush ishte pas sulmit.
Një i dyshuar 15-vjeçar është arrestuar menjëherë pas sulmit. Qeveria e presidentit të krahut të majtë, Gustav Petro tha se e dënon kategorikisht sulmin duke e quajtur akt dhune kundër demokracisë.