Shtyhet seanca e parë për ish kryeministrin Sali Berisha, i akuzuar për korrupsion në lidhje me dosjen “Partizani”.
Seanca e radhës do të mbahet më 21 korrik, në orën 10:30.
Shkak u bë mungesa e kreut të PD, Sali Berisha.
“Seanca nuk u zhvillua, u bë vetëm apeli i palëve në proces. Mungonte zoti Berisha, nuk ishte komunikuar në formën e duhur ligjore. Mungonin përfaqësuesit e shoqërisë Home Plan. U vendos shtyerja e saj në 21 korrik. Ditën e sotme, u bë një kërkesë në GJKKO për heqje dorë, ku Elsa Ulliri ka deklaruar se ka konflikt interesi, pasi është kushërirë me ish deputeten e PD, Andia Ulliri”, raportoi gazetari i ABC News, Ermal Vija.