Një zjarr ka rënë pasditen e sotme, në zonën e “Astirit” në Tiranë, pranë zyrës postare të Njësisë nr. 14.

Në pamjet e siguruara nga Report Tv, shihet se zjarri ka përfshirë hyrjen e një pallati, apartament në katet e sipërme. Ngjarja ka shkaktuar edhe panik tek banorët, pasi ekzistonte frika e asfiksimit dhe përhapjes së vatrës në hyrjet e tjera.

Por pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe evakuimit, u bë shuarja e flakëve brenda pak minutash. Nuk raportohet për të lënduar në njerëz, përveç dëmeve të shumta materiale.

Nga hetimet paraprake mësohet se shkak është bërë një bombol gazi, por dinamika dhe rrethanat janë ende në proces verifikimi nga policia e kryeqytetit dhe ekspertët.