Në varrezat monumentale të Kllogjerit është përkujtuar 81 vjetori i genocidit çam nga Greqia. Në aktivitetin e organizuar nga Bashkia e Konispolit morën pjesë pasardhës të viktimave. Fadil Nuriu ishte 9 vjeç kur grekët i dogjën të ëmën. I ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kujton masakrat e të shkuarës.
“Jam 90 vjec pa genjshtra, kur ra zerva ne greqi tha qe gjithe shqiptaret te hapun dyqanet dhe te punojne. Ne ora 12 pastaj tha cjane burra ki kapin ti therrin si keca. I kam pare sikur me qene sot me juve. Nga shtepia ime pak mendjen larte takojme myftine e Camerise. Pak me larte takoj Xhevitin djalin e tij, e kapen nga floket dhe e terhoqi nje ushtar grek. Ai tha oh nena ime, e mbaj mend si tani, e vrane e therren me thike, e zhduken. Burrat qe kapen i vrane me thike i zhduken. Keto jane te verteta. Ne krye te 2 diteve, moren grate i mbyllen dhe iu moren vathe e unaza. Nena ime kishte nje vajze ne djep, u fut brenda te merrte rrobat e vajzes dhe ne 5 minuta e dogjen, vetem dhembet i mveten. Pastaj erdhem ne Shqiperi, nena vdiq dhe ne mbetem 2 vellezer jetim. Kam qene 8-9 vjec kur ndodhi kjo ngjarje.” Hatixhe Rakipin thotë kjo ditë nuk është vetëm një homazh ndaj familjarëve të saj, por ditë ku zëri i çamëve që kërkojnë drejtësi duhet dëgjuar.
“Te kujtojme te paret tane sepse ne ate mure atje une kam 12 veta, femije xhaxhallaresh, nga ana e babait, gjysherit tane. Kemi ardhur ti respektojne, edhe per te kerkuar te drejtat tona te mohuara gjithekund dhe per te kerkuar te drejtat e atyre njerezve qe na prehen ne rruget e botes qe u jane hedhur kockat ne kanale te vendeve ketej dhe ne nuk dijme ku te vemi ti qajme dhe mblidhemi ketu per njerezit tane.”
Në Xarrë ndodhet monumenti i viktimave nga genocidi grek. Cdo vit qindra çam mblidhen për të përkujtuar të parët e tyre.