Ivan Gozdenovic është një prej trajnerëve serbë i cili punon në Shqipëri. Në sezonin e fundit, ky trajner drejtoi Elbasanin dhe ishte pranë arritjes në Europë, në Final Four, por në fund ishte Partizani që e tejkaloi duke marrë biletën e Europës. Gozdenovic ka dhënë një intervistë në median serbe “Zurnal”, atje ku ka folur sa i përket rrezikut të madh që i vjen Serbisë nga Shqipëria. Kur ndalet te një futbollist i vetëm, Gozdenovic është i ndikuar nga shqiptarët, ai përmend Armando Brojën. Ndërkohë kur është pyetur në lidhje me incidentet e mundshme, trajneri ndihej pak i nervozuar kur dëgjonte për skenare të tilla pasi sipas tij nuk do të ketë, as në Tiranë dhe as në Beogradë.

“Shqipëria është një ekip kombëtar me shumë cilësi. Çdo lojtar ka një dëshirë të paparë për sukses. Kjo ka vazhduar për një kohë të gjatë, dhe në vitet e fundit ekipi kombëtar ka pasur edhe një cilësi të caktuar, të mishëruar kryesisht në lojtarë të shumtë ndërkombëtarë, kryesisht nga klubet italiane. Shqiptarët kanë një sulmues të rrezikshëm, Armando Broja, lojtari i Evertonit, shumë i shpejtë dhe i shkëlqyer në lojën një-me-një. Ata lanë gjithashtu një përshtypje pozitive në Kampionatin Evropian, ofruan rezistencë të fortë ndaj Italisë dhe Spanjës, dhe barazuan me Kroacinë.

Së bashku me Brojën, Berat Gjimshiti nga Atalanta është më i miri. Përpara portës është Tomas Strakosha me përvojë, tani te AEK, ai ishte portieri i Lazios për një kohë të gjatë. Kristjan Asllani është në Inter, ai pati një shans në gjysmën e dytë të finales së Ligës së Kampionëve. Ai nuk është një lojtar standard në klubin e Milanos, por është një lojtar shumë i rëndësishëm për ekipin kombëtar. Ekipi vendas do të ketë erën në shpinë, por kjo mund të ushtrojë presion shtesë mbi ta. Tifozët do ta mbushin stadiumin, do t’i mbështesin lojtarët dhe do të presin një fitore. Mbetet për t’u parë nëse kjo do të jetë një plus apo një minus për Shqipërinë”, tha Gozdenovic.

E teksa gazetari serb i tregoi një incident të ndodhur në ndeshjen e zhvilluar në Elbasan kur u godit autobuzi i ekipit të Serbisë, Gozdenovic tha: “Nervozohem kur dëgjoj gjëra të tilla që vijnë në Serbi, nuk ka për të pasur incidente as në Tiranë dhe as në Beograd”, tha Gozdenovic.