Një raport i UN Tourism tregon se Shqipëria rezulton destinacioni me performancën më të lartë në Europë për sa i përket mbërritjeve të turistëve ndërkombëtarë. Krahasuar me vitin 2019, rritja e turistëve që kanë vizituar Shqipërinë ka qenë +136%, duke e vendosur vendin në krye të listës së 10 vendeve europiane me rritjen më të madhe të turizmit.

Raporti është publikuar në Baku të Azerbajxhanit gjatë mbledhjes së 71-të të Komisionit për Evropën të UN Tourism, ku Shqipëria mori pjesë si anëtare me të drejta të plota. Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, teksa e cilëson këtë si një tjetër konfirmim ndërkombëtar për suksesin e modelit shqiptar të turizmit.
“Shqipëria kryeson sërish në rritjen e flukseve turistike në Europë, me +136% krahasuar me periudhën para-pandemike

Raporti u publikua në Baku, Azerbajxhan, gjatë mbledhjes së 71-të të Komisionit për Europën të UN Tourism, ku Shqipëria mori pjesë si anëtare me të drejta të plota.
Një tjetër konfirmim ndërkombëtar për suksesin e modelit shqiptar të turizmit, i mbështetur në vizionin e turizmit të qëndrueshëm, që ishte edhe fokusi i diskutimeve gjatë mbledhjes së #CEU si pjesë e Deklaratës së Bakusë dhe Shqipëria ishte aty, jo vetëm për të dëgjuar, por për të ndarë eksperiencën e saj si një histori suksesi që frymëzon”, shkruan Rama.
Postimi i kryeministrit Rama për raportin e UN Tourism