Ruanda dhe Republika Demokratike e Kongos kanë nënshkruar një marrëveshje paqeje në Uashington që synon t’i japë fund dekadave të konfliktit shkatërrues midis dy fqinjëve dhe potencialisht t’i japë SHBA-së akses fitimprurës në minerale.
Marrëveshja kërkon “çangazhimin, çarmatimin dhe integrimin e kushtëzuar” të grupeve të armatosura që luftojnë në lindje të Republikës Demokratike të Kongos, shkruan BBC.
Detajet e mëtejshme janë të pakta dhe marrëveshjet e mëparshme të paqes në rajon kanë dështuar – megjithatë kjo nuk i ka penguar presidentët e SHBA-së dhe Kongos që ta paraqesin këtë si një fitore të gjeneratës.
“Kjo është një ditë e madhe për Afrikën dhe… një ditë e madhe për botën!”, shkroi Presidenti Donald Trump në platformën e tij Truth Social javën e kaluar kur u arrit një marrëveshje fillestare.
“Një tjetër sukses diplomatik për Presidentin Félix Tshisekedi – sigurisht më i rëndësishmi në më shumë se 30 vjet”, tha zyra e presidentit kongolez përpara nënshkrimit të së premtes .
Marrëveshja u nënshkrua nga ministrat e jashtëm të Kongos dhe Ruandës në Departamentin e Shtetit të SHBA-së.