Të ardhurat në buxhetin e shtetit kanë shënuar rritje .Të dhënat e ministrisë së financave tregojnë se të ardhurat totale arritën në rreth 305.92 miliardë lekë për 5 mujorin e vitit 2025.Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u mblodhën rreth 18.7 miliardë lekë më shumë ose 6.5 % më tepër . Në terma vjetorë, të ardhurat totale për 5 mujorin e vitit 2025 u realizuan në masën 40.4% të planit vjetor.
Ndikim më të madh në këtë performancë e ka dhënë Tvsh,një zë ky që lidhet direkt me konsumin në vend por edhe me shpenzimet më të larta të qytetarëve.Në shtimin e konsumit ndikim ka edhe turizmi pasi vetëm në muajt e parë vendin tonë e kanë vizituar 2.45 milionë turistë të huaj.
Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto) u realizuan në shumën 30.5 miliardë lekë, ose 31.5% më shumë se periudha Janar – Maj 2024.
Peshë të konsiderueshme kanë dhënë edhe të punësuarit të cilët për shkak të rritjes së pagave në administratë, aksionit ndaj pagave të nëndeklaruara dhe dorëzimit të deklaratave të të ardhurave individuale (DIVA), të ardhurat nga tatimi mbi pagat kanë arritur në 341 milionë euro, ose 73 milionë euro më shumë se vitin e shkuar në të njëjtën periudhë. Për këtë arsye janë rritur edhe të ardhurat për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, që arritën në 735 milionë euro.
Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 5 mujore të vitit 2025, arritën në rreth 265.52 miliardë lekë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 ky zë ka rezultuar 12.1% më i lartë ose rreth 28.6 miliardë lekë më shumë. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 5 mujorin e vitit 2025 u realizuan në masën 32.2% e planit vjetor.