Zyrtarët ukrainas kanë njoftuar se mbrëmë kanë ndodhur shpërthime të fuqishme nëpër Kiev, derisa Rusia nisi një sulm me raketa dhe dronë mbi kryeqytetin ukrainas.
Si pasojë e kësaj katë persona janë vrarë dhe 20 tjerë janë plagosur, ka njoftuar zyra e kryebashkiakut Vitali Klitschko.

Administrata lokale ushtarake theksoi se metroja ka ndalë punën si pasojë e sulmit, kurse qytetarët janë këshilluar të nisen drejt strehimoreve dhe metrove për të kaluar natën. Dronët rusë goditën edhe komplekset banesore që zakonisht banohen nga civilët në Solomenskiy. E copëzat e betonit të ndërtesave që binin shkatërronin veturat që ishin të parkuara pranë.

Presidenti rus Vladimir Putin ishte zotuar për hakmarrje, pas sulmit me dronë mbi bombarduesit rusë thellë në territorin e Rusisë, ku mbetën të shkatërruar mbi 40 sosh.