Sulmet e reja ruse gjatë natës vranë tre persona në Odesa dhe plagosën disa të tjerë në Ukrainë.
Presidenti Volodymyr Zelensky bëri thirrje për veprime konkrete nga aleatët e tij perëndimor kundër Moskës.
Këto sulme vazhdojë edhe pas bisedimeve për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll. Moska kishte premtuar sulme hakmarrëse pas një serie sulmesh ukrainase në territorin e saj, të cilat ishin vetë një përgjigje ndaj pushtimit rus të nisur në vitin 2022.
Mbrëmë forcat ruse lëshuan 315 mjete ajrore pa pilot ndaj Ukrainës, ku 213 prej tyre u rrëzuan nga mbrojtja ajrore.