Përdorimi i mundshëm i armëve taktike bërthamore nga Shtetet e Bashkuara në Iran do të ishte një zhvillim katastrofik.
Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ruse, Tass.
Peskov komentoi ato që i cilësoi si raportime spekulative mediale lidhur mundësinë e përdorimit të armëve të tilla. Por, zëdhënësi i Kremlinit nuk përmendi se cilat media kanë raportuar për këtë gjë.
Gazeta The Guardian ka raportuar se zyrtarët amerikanë të mbrojtjes janë informuar se përdorimi i bombave konvencionale kundër ndërtesës nëntokësore për pasurimin e uraniumit Fordo në Iran, nuk do të mjaftonte për ta shkatërruar plotësisht këtë impiant. Sipas gazetës, për shkatërrimin e këtij centrali do të kërkohej që të kryheshin sulme, fillimisht me bomba konvencionale, e më pas bombarduesit B-2 do të mund të lëshonin armë taktike bërthamore.