Vendet anëtare të NATO-s ranë dakord që të përmbushin angazhimin e kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që është shpenzimi I 5% të prodhimit të brendshëm bruto të çdo vendi për mbrojtjen deri në vitin 2035.

Në deklaratën përfundimtare të samitit të aleancës në Hagë, thuhej se vendet anëtarë janë zotuar për një hap të tillë. Ne kete deklarate shkruhej se NATO pret me padurim mbajtjen e samiteve të tjera vjetore ku në vitin 2026 Aleanca Veri Atlantike do të mblidhet në Turqi dhe në vitin 2027 në Tiranë, kryqeytein e vendit tone.
Por duket se Spanja e ka përjashtuar veten nga angazhimi për të rritur shpenzimet e mbrojtjes.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez se shpenzimet e mbrojtjes prej 2.1% të Spanjës ishin të mjaftueshme, realiste dhe në përputhje me modelin shoqëror të vendit.
Mirëpo presidenti amerikan Donald Trump u zotua se do e bëjë Spanjën të paguajë më shumë nëpërmjet tarifave më të larta.

“Ekonomia e Spanjës është shumë mirë dhe kjo ekonomi mund të shkatërrohet menjëherë nëse ndodh diçka e keqe. Po negociojmë me Spanjën për një marrëveshje tregtare, do t’i bëjmë të paguajnë dyfishin e shumës”, tha Trump.

Janë 9 vende që nuk kanë përmbushur synimin e mëparshëm të NATO-s për të cuar shpenzimet e mbrojtjes në 2% . Kjo listë përfshin pikërisht Spanjën, Belgjikën, Luksemburgun, Slloveninë, Kanadanë, Portugalinë, Italinë, Malin e Zi dhe Kroacinë.
Sekretari I përgjithshëm I NATO-s Mark Rutte deklaroi se vendet që nuk kanë përmbushur 2% janë zotuar ta bëjnë dicka të tillë brenda këtij viti, për të vijuar më pas me objektivin afatgjatë prej 5%.

Mediat ndërkombëtare i bënë jehonë faktit që në deklaratën përmbyllëse të Samitit, në ndryshim nga vitet e tjera nuk pati një citim ku dënohej agresioni Rus mbi Ukrainë. Ky ndryshim vjen ndërsa Presidenti Amerikan Donald Trump ka deklaruar se do ti jap fund luftës 3 vjecare në Europën Lindore. Trump tha në fund të samitit, se rritja e shpenzimeve të mbrojtjes do të ndalojë konflikte si ai në Ukrainë në të ardhmen.