Pavarësisht fillimit të trazuar për shkak të përplasjes mes Jupiterit dhe Saturnit, sezoni i Gaforres (20 qershor-21 korrik 2025) sjell mundësi të mëdha për fillime të reja, sidomos për tre shenja: Gaforrja, Peshorja dhe Bricjapi. Jupiteri në Gaforre rrit ndjeshëm optimizmin dhe energjinë pozitive, ndërsa Hëna e Re më 25 qershor forcon ndikimin emocional dhe hap shtigje të reja.
Nga ana tjetër, priten edhe sfida: me Saturnin dhe Mërkurin që hyjnë në retrogradë gjatë korrikut, pritet një periudhë introspektive dhe vendimesh të menduara mirë.
Gaforrja
Për Gaforret, ky është sezoni i vetëbesimit dhe fillimeve. Me Jupiterin dhe Hënën e Re në shenjën e tyre, do kenë shanse për ide të reja, lidhje të reja dhe plane të guximshme. Kujdes me financat, megjithatë shfaqet potencial i lartë për rritje profesionale dhe emocionale.
Peshorja
Peshoret ndihen më të vlerësuara se kurrë për punën e tyre. Por ndërkohë që përjetojnë sukses, duhet të tregojnë kujdes në marrëdhënie. Afërdita dhe Urani në Binjakë hapin dyer për mësime të reja dhe udhëtime shpirtërore.
Bricjapi
Për Bricjapët, kjo periudhë ndriçon sektorin e bashkëpunimeve. Jupiteri dhe Dielli ndihmojnë në shërim të brendshëm dhe partneritete të reja. Hëna e Plotë më 10 korrik në shenjën e tyre sjell reflektime mbi lidhjet dhe vetëvlerësimin.