Shtetet e Bashkuara panë një rritje të fortë të pasurisë vitin e kaluar, duke shtuar mbi 379 mijë milionerë të rinj, më shumë se 1 000 mijë milionerë në ditë.
Sipas raportit Global të Pasurisë nga UBS, pasuria neto e këtyre individëve u rrit me mbi 11%, e nxitur kryesisht nga dollari qëndrueshëm por edhe nga tregjet financiare optimiste. Shtetet e Bashkuara përbënin thuajse 40% të milionerëve globalë në vitin 2024. Ndërsa Kina shtoi vetëm 380 milionerë të rinj në ditë. Pasuria e milionerëve në rang global pa një rritje me 4.6% vitin që lamë pas. Pas Amerikës, në vend të dytë për numrin më të lartë të milionerëve rezultoi Kina me 28.2% të totalit, ndjekur nga Europa Perëndimore me 25.4%.
Ndërkohë në vitin 2023 ishin Europa, Lindja e Mesme dhe Afrika që kishin udhëhequr rritjen e pasurisë globale. Gjatë pesë viteve të ardhshme, banka zvicerane parashikon që pasuria mesatare të rritet edhe më tej dhe të udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në një masë më të vogël nga Kina.
Emirate e Bashkuara Arabe janë kthyer me shpejtësi një qendër për të pasurit falë rritjes së fortë ekonomike dhe reformave të ndërmarra. Numri i milionerëve që jetojnë në Dubai është dyfishuar në dekadën e fundit, duke e bërë atë një nga qendrat me rritjen më të shpejtë të pasurisë në botë.
Në total, në botë u shtuar mbi 680 mijë milionerë të rinj, 1.2% më shumë se në vitin 2023. Deri në vitin 2029, raporti i UBS vlerëson se 5.34 milionë njerëz të tjerë do ti bashkohen radhës së milionerëve në rang global.