Shtetet e Bashkuara kanë arritur dakordësinë me Kinën për të përshpejtuar dërgesat e metaleve të rralla drejt Amerikës, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë.
Kina konfirmoi detajet e marrëveshjes tregtare, duke thënë se Uashingtoni do të heq masat kufizuese ndërsa Pekini do të rishikojë artikujt e eksportit.

Një përparësi kryesore për Uashingtonin në bisedimet me Pekinin ishte sigurimi i furnizimit me metale të rralla thelbësore për produktet si automjetet elektrike dhe pajisjet e mbrojtjes kombëtare.