Eksploroni Shqipërinë për të përfituar një eksperiencë unike.Portali i njohuar dedikuar udhëtimeve në Evrope “48 hours in Europe” shkruan se kombinimi i plazheve të bukura, vendeve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, dhe vendasve miqësorë e bën Shqipërinë një thesar të fshehur që ia vlen ta zbulosh.Në shkrim theksohet se vendi ofron shumë siguri për turistët dhe udhëtarët ndërsa riviera Shqiptare konisderohet shumë e sigurt,krahasuar kjo edhe me vende të tjera evropiane.Një arsye tjetër për të vizituar Shqipërinë dhe rivieren e saj janë

plazhet mahnitëse që nuk janë të mbushura me turistë të tjerë, , moti, ushqimi dhe sigurisht çmimi – është jashtëzakonisht i lirë nëse e krahasojmë me Greqinë ose Kroacinë .

rekomandohet të vizitohet Ksamili i cili ka plazhe fantastike dhe ushqim të shijshëm mesdhetar. Ndërsa Butrintin e konsiderojnë si perla e kurorës së Shqipërisë një vend vend prehistorik i UNESCO-s një qytet i lashtë grek dhe më vonë romak me prova banimi që nga shekulli i 12-të para Krishtit. Rrënojat e tij, të cilat mbeten jashtëzakonisht të paprekura sot, janë të shpërndara në një sipërfaqe të madhe të një parku kombëtar më të gjerë. Mahnitës për tu vizituar vlerësohet edhe Syri i Kaltër që është është një burim uji të ëmbël e mahnitës, i vendosur rreth 20 km nga Saranda.