Në fund të vitit të kaluar në vend kryenin aktivitetin më shumë biznese.
Sipas të dhënave të Instat në fund të viti 2024 rezultuan 132 mijë e 172 ndërmarrje duke shënuar një rritje prej 1,4% krahasuar me vitin 2023.

Mbizotërojnë ato biznese që operojnë në sektorin e shërbimeve fakt kjo që lidhet edhe me fluksin turistik që po pret vendi ditët e fundit.Ndërmarrjet me pronarë apo bashkëpronarë të huaj zënë 5,3% të ndërmarrjeve gjithsej dhe punësojnë 12,8% të të punësuarve gjithsej. Në ekonominë shqiptare duket se peshë kryesore mbajnë bizneset italiane të cilat rezultojnë rreth 42% e totalit të bizneseve të huaja ndjekur nga Kosova dhe Turqia .

Ndërmarrjet e huaja e të përbashkëta janë përqendruar kryesisht në bashkitë Tiranë, Durrës, Vlorë,.Numri më i madh i ndërmarrjeve shënohet në qarkun e Tiranës me 63.212 ndërmarrje, ndërsa numri më i vogël në qarkun e Kukësit me 1.393 te tillla.
Pjesa dërrmuese e ndërmarrjeve edhe përgjatë vitit të kaluar rezultojnë se janë të vogla. Vetëm 1.5% e tyre kanë mbi 50 të punësuar, çka tregon një ekonomi që vijon të dominohet nga bizneset familjare.