Serbia do të përballet me Shqipërinë të shtunën në “Arenën Kombëtare”, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

Përfaqësuesja serbe ka mbërritur në Tiranë rreth orës 13:40, teksa është akomoduar te hotel “Hilton”, në bulevardin “Gjergj Fishta”.

Delegacioni serb është shoqëruar nga forca të shumta policore, nga Rinasi deri tek hoteli në fjalë.