Në ambientet e selisë së PS, do të nisë sot ‘shkolla verore’ e socialistëve.

54 janë deputetët e rinj, por vetëm 39 prej tyre që nuk janë ulur më parë në poste të nivelit të ministrave, zv/ministrave apo kryetarëve të bashkive do të ulen në bankat e shkollës verore, ndërsa lektori i tyre i parë do të jetë vetë kryeministri Rama.
Ndër të parat që ka mbërritur në selinë rozë ka qenë Zegjine Çaushi, e cila doli fituese nga listat e Fierit dhe tërhoqi vëmendjen gjatë fushatës edhe me ‘debatet’ në distancë me Gazment Bardhin.

Marjana Koçeku, e njohur ndryshe edhe si Neomalësorja, tha: “Është akademi dhe kënaqësi që do të marr pjesë”.

“S’mund ta quajmë shkollë, thjesht një trajnim. Nuk kemi lektor të preferuar, që nga kryeministri i pari dhe deri te i fundit. “, u shpreh Zegjine duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Ka mbërritur gjithashtu edhe deputeti Fatmir Xhafaj, i cili u shpreh:

“Nuk do të bëj mësim, nuk janë nxënës por kolegët të mi dhe siç ndodh në çdo punë tjetër, dikush që ka një eksperiencë mundohet t’ua transmetojë kolegëve. Kënaqësi që të takoj kolegët e mi që do të ndaj 4 vite në seanca parlamentare. “