Një sulmi me armë zjarri ka ndodhur në një shkollë në qytetin Graz të Austrisë. Mediat e huaja raportojnë se ka të paktën tetë viktima dhe disa të plagosur, megjithatë këto nuk janë shifra nuk janë konfirmuara ende nga autoritetet lokale.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën e mesme “BORG”. Sipas autoriteteve, sulmi ndodhi të martën rreth orës 10:00 (orë lokale).
Mediat austriake raportojnë se autori i dyshuar i sulmit është plagosur nga të shtënat me armë zjarri. Autoritet sqarojnë se brenda godinës u dëgjuan disa të shtëna dhe menjëherë është dhënë alarmi për një sulm. Aktualisht, ndërtesa e shkollës është nën kontroll.