Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të mblidhet të premten për të diskutuar situatën e fundit me sulmet e Izraelit mbi Iranin, kanë thënë diplomatët.
Takimi mbahet me kërkesën e Teheranit, raportoi The Guardian. Irani ka kërkuar reagimin ndërkombëtar pasi Izraeli nisi sulmet mbi disa qytete, zona ushtarake e bërthamore.
Derisa kryeministri izraelit është zotuar se do të vazhdojë sulmet deri në “eliminimin e kërcënimit” iranian, lideri suprem iranian ka thënë se kundërpërgjigja do të jetë shkatërruese.