Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka konfirmuar se katër qytetarë të tjerë janë evakuuar me sukses nga Izraeli.

Evakuimi i tyre është bërë nga Jordania dhe Egjipti.

“4 qytetarë të tjerë shqiptarë janë evakuuar me sukses nga Izraeli – dy përmes Jordanisë dhe dy përmes Egjiptit – të cilët gjendeshin atje për arsye profesionale dhe familjare. Falënderojme autoritetet Izraelite, Jordaneze, Egjiptiane dhe Ambasadën Austriake në Tel Aviv për koordinimin e ngushtë me ambasadat shqiptare në Tel Aviv dhe Kajro. Vijojmë të ndjekim me përparësi çdo rast të qytetarëve shqiptarë të prekur, të cilët kërkojnë asistencë nga institucionet tona.”, thekson ministri.