Ushtria izraelite pretendon se ka identifikuar raketa të tjera të lëshuara nga Irani këtë mëngjes.

Sipas Izraelit, sistemet e mbrojtjes ajrore po “operojnë për të kapur kërcënimin”, ndërsa qytetarëve u është kërkuar të shkojnë në strehimore dhe të qëndrojnë atje deri në njoftim të mëtejshëm. Detajet e lëshimit të raketës së raportuar janë ende të paqarta, raporton BBC, teksa Irani nuk e ka konfirmuar sulmin.

Izraeli tha më herët se është dakord me armëpushimin e kërkuar nga presidenti amerikan, Donald Trump. Ministri i jashtëm i Iranit tha se sulmet do të ndalojnë vetëm nëse Izraeli bën të njëjtën gjë.