Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të mërkurën se ka diskutuar me presidentin rus, Vladimir Putin përmes telefonit për sulmet e fundit me dronë nga ana e Ukrainës, dhe zhvillimet tjera lidhur me Iranin.
Përgjatë bisedës, Putin i ka thënë Trumpit se Rusia do të duhet të përgjigjet për sulmet ukrainase me dronë, ka thënë presidenti amerikan.

“Ishte bisedë e mirë, por jo bisedë që do të rezultojë me paqe të menjëhershme”, ka thënë Trump përmes një postimi në rrjetin social, Truth Post.

“I kam thënë presidentit Putin se Irani nuk mund të ketë armë bërthamore dhe për këtë besoj që kemi marrëveshje”, ka thënë mes tjerash Trump.