Presidenti Donald Trump reagoi sot në rrjetin e tij social Truth Social, duke sulmuar ashpër kongresmenin republikan Thomas Massie, i cili kishte vënë në dyshim kushtetutshmërinë e sulmeve ajrore amerikane ndaj Iranit.
Trump e quajti Massie një “njeri mendjengushtë që kërkon vëmendje”, një “humbës të mjerë”, “të dobët” dhe “mosrespektues ndaj ushtrisë sonë të lavdishme”.
Sipas Trump, sulmet e së shtunës ndaj objekteve bërthamore iraniane përbënin një “sukses spektakolar ushtarak” dhe shtoi: “Ia hoqëm bombën nga dora Iranit”.
Massie është pjesë e një grupi të vogël republikanësh që janë shprehur kundër vendimit të Trump për të autorizuar goditjet pa miratimin e Kongresit. Ndërkohë, disa ligjvënës demokratë kanë bërë thirrje për nisjen e procedurave të shkarkimit të presidentit, duke argumentuar se veprimet ushtarake janë ndërmarrë në shkelje të kompetencave kushtetuese.