Turistët kanë qëndruar më gjatë në Shqipëri .Të dhënat konfirmojnë se në muajin Prill 2025, strukturat akomoduese shënuan një rritje të ndjeshme të vizitorëve dhe net qëndrimeve, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Net qëndrimet gjithsej për turistët e huaj që vizituan Shqipërinë gjatë muajit prill rezultojnë se u rritën me 23 %. Në Prill 2025, shumica e vizitorëve u akomoduan në strukturat pritëse në Shqipëri vijnë nga Italia 16 %, Kosova 14 %, dhe Gjermania 8 %. Polonia dhe Mbretëria e bashkuar kontribuan përkatësisht me 7 % dhe 6 % të vizitorëve, ndërsa 49 % e tyre ishin nga vende të tjera. Këto të dhëna reflektojnë prirjen e rritjes së turizmit hyrës nga tregjet kryesore të rajonit dhe Evropës.
Fluksi turistik duket se ka qenë i shpërndarë kryesisht në rajonin qendror .Sipas Instat Rritja më e madhe e vizitorëve jo-rezidentë u shënua në zonat jo-bregdetare pasi kjo periudhë korrespondon me periudhën e dimrit dhe të pranverës.